Show i fundit në derbi kundër Man.United përforcoi edhe më shumë statusin e Erling Haaland, është ai pa diskutim qendërsulmuesi më i mirë në qarkullim. “Tripleta” ndaj “djajve të kuq” vijon bëj jehonë në të gjithë botës, tre “tripleta” radhazi në shtëpi i dhuruan një rekord të ri. Haaland u vlerësua me notën 10-të nga të gjithë të përditshmet sportive, të cilat nxituan duke dalë në një përfundim logjik të bazuar në shifra: asnjë lojtarë tjetër nuk ka bërë më mirë se sa Haaland deri në moshën 22 vjeçare, duke lënë pas lojtarë si Messi, Ronaldo e gjithë të tjerët.

Haaland është një makineri perfekte, realizon në çdo 1,4 tentativa. Për Haaland kujdeset personalisht babai i tij, ish futbollisti i Man.City, ndërsa mediat italiane kanë kthyer në kujtesë intervistën e fundit të Haaland pas “çmontoi” Man.United: “Babi im ka përgatitur për mua në tre ndeshjet e fundit në shtëpi lazanja. Ai po vendos diçka speciale në të”, u shpreh Haaland. A janë pjatat italiane sekreti i formës së tij, kjo është pyetja që shton Corriere dello Sport.