Më në fund, pas një periudhë të gjatë, Berat Gjimshiti është rikthyer sërish në dispozicion të Gasperinit. Në sfidën e fundit, atë kundër Sassuolo-s, të fituar me rezultatin 2-1, Gjimshiti ishte në dispozicion të ekipit, pavarësisht se nuk u preferua për asnjë minutë, pa dashur të rrezikojnë. Vijon fazën e rikuperimit Ardian Ismajli, ndërsa Nedim Bajrami u hodh në fushë si zëvendësues në sfidën që Empoli fitoi 1-0 përballë Monza-s.

Nuk u preferua asnjë minutë këtë fundjave Elseid Hysaj, në sfidën që Lazio zhvilloi kundër Udineses, duke vërtetuar se Sarri nuk e sheh si alternativë të parë në Serie A. Pas rastit flagrant të humbur kundër Barcelonës në Champions, vëmendja ishte e madhe për të parë se çfarë do të vendoste Simone Inzaghi për Kristjan Asllanin. Tekniku zikaltër nuk e preferoi nga minuta e parë, e hodhi si zëvendësues në minutën e 72-të, por pas ndeshjes Inzaghi foli me fjalë pozitive për mesfushorin kuqezi: “Asllani po rritet çdo ditë e më shumë. Në të njëjtën kohë kam edhe një Mkhirtaryan që po punon mirë dhe vendosa që Calhanoglu të bëjë regjistrin. Asllani do të jetë një vlerë e shtuar tek Inter për shumë vite, u fut shumë mirë në ndeshje”, theksoi Inzaghi.