Në emisionin “Aldo Morning Show” është folur për temën “të jesh spiun, je i mirë apo i keq në sy të shoqërisë?” Në një video Call ka qenë edhe artisti i njohur Robert Aliaj i cili tregon se në kohën e komunizmit ai shpesh përfundonte në Rajonin e Policisë dhe e rrihin sepse këndonte.
Robert Aliaj: Unë jam spiunuar shumë herë, në rajonin e policisë më çonin shumë shpesh, unë paraqitesha për të ngrënë dajakun tim.
Aldo: Kur thua dajak e ke në kuptimin figurativ?
Robert Aliaj: Dajak, dru isha shumë i ri sepse unë këndoja. Mbyllnim me batanije dritaret dhe ishim rreth shoqëror i ngushtë, goca, çuna bënim parti.
Aldo: Për çfarë moshe bëhej fjalë?
Robert Aliaj: 18 vjeç. Shteti kishte qejf të të rrihte. Edhe tek një rreth i ngushtë merreshe vesh se çfarë kishim bërë ne të tjerët. Këndonim këngë italiane, amerikane.
Aldo: Pra ti haje dru se këndoje këngë, jo se kishe pirë?
Robert Aliaj: Jo, jo fare sepse në parti këndohej, krijohej një atmosferë që ishte nuk lejohej.
Aldo: Sa herë të kanë rrahur në polici?
Robert Aliaj: Shumë herë, u bë si gjë e zakonshme kjo gjë. Mua duhet të ma fusje plumbin nëse doje të më ndaloje, shpëtova. Isha njeri që flisja, e për këtë spiunohesha. Kur këndoja në estradën e shtetit me cirkun, largohej e gjithë orkestra. Iknin dhe ma kanë thënë vonë në demokraci ne kur vije ti largoheshim që mos futeshim në burg se quheshim dëshmitarë. /tvklan.al