Nga mesi i muajit shtator, në Iran ka pasur protesta masive të cilat erdhën si pasojë e vdekjes së një vajze në një nga burgjet e këtij vendi. Sipas pretendimeve, vajza është keqtrajtuar pasi nuk ishte e mbuluar me shami sipas traditave të Iranit dhe si pasojë e dhunës ka humbur jetën. Një veprim i tillë nga autoritetet nxiti protesta masive në Iran të cilat u mbështetën edhe nga ish-futbollisti i famshëm, Ali Daei. Ky i fundit nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale denoncoi dhunën e ushtruar nga autoritetet e shtetit të tij. Megjithatë, duket se e ka pësuar pasi sipas mediave iraniane, ish-sulmuesit i është sekuestruar pasaporta dhe si rrjedhojë nuk mund të largohet nga vendi. Kujtojmë se Ali Daei, ish-lojtari i Hertha Berlin, deri para pak kohësh ishte lojtari me më shumë gola në rangun ndërkombëtar, 109 të tillë, mirëpo u tejkalua nga Cristiano Ronaldo që deri më tani me Portugalinë numëron plot117 realizime.