Roza Lati ka qenë së fundmi e ftuar në “E diell”, ku ka folur për jetën e saj private. Jo vetëm kaq por ajo ka pranuar që t’i bëjë një lojë nënës së saj, aktores Rita Lati. Roza duhet t’i thoshte nënës së saj se kishte refuzuar të bëhej pjesë e një filmi ero tik.

“Duhet të sillesha sikur po kryeja marrëdhënie dhe unë nuk e bëj dot, kështu që hoqa dorë“, i tha Roza. Por ja përgjigjja epike e Rita Latit: “Çfarë ka të bësh një skenë erotike, është problem? Ty të vjen dynjaja mbrapa, sikur nuk të kam bërë unë”. Moderatorja Roza Lati, është përfshirë në një debat me astrologen Meri Shehu gjatë punatatës së sotme të “E Diell. Shkak për këtë u bënë disa mendime të ndryshme për shenjën e horoskopit të Rozës.

Teksa astrologia po e përshkruante shenjën e Binjakëve si sipërfaqësore, Roza ndërhyri duke këmbëngulur se “Binjakët u shkojnë shumë thellë gjërave dhe i mendojnë shumë mirë.” Meri e ngacmoi duke e pyetur “përse nuk je e martuar, meqë nuk je sipërfaqësore” dhe kjo e nxiti moderatoren të rrëfente se është dikush në jetën e saj. “E martuar nuk jam, por nuk është se s’jam pa martuar. Nuk e kam bërë të madhe, por unë me dikë jam. Kam hyrje-dalje me familjarët”, tha Roza.