Gazetarja Edlira Qefalia ka bërë një deklaratë të fortë, teksa pohoi se është ngacmuar seksual në punë. Në emisionin “Good Morning Albanians”, Qefalia, bashkëshortja e analistit Milaim Zeka u shpreh se rasti i parë ka ndodhur në vitin 2005, kur sapo kishte mbërritur Kosovë.

“Historia ka ndodhur sa kisha ardhur në Kosovë në 2005, ku ende s’më njihnin si gruaja e Milaim Zekës. Më ka qëlluar nja dy raste që më kanë kërkuar takim në punë, në lokal, dhe u kam thënë OK po marr me vete edhe burrin dhe s’më kanë marrë në telefon. S’donin të merreshin me një grua të martuar dhe aq më pak me Milaimin. Kam mbi 24 vjet përvojë pune. Duhet ndarë flirti dhe pastaj kur rëndohet dora dhe kushtëzohen gjërat me vendin e punës, rritje page dhe arrin deri tek dhuna fizike. Të gjithë i kemi parë këto situata në çdo lloj vendi pune”, pohoi ajo.