Spektakël, por në një sfidë mes të barabartësh, ku diferencën e bëri një gol i Momo Salah. Liverpool rikthehet te fitorja, këtë e bën në ndeshje më të rëndësishme duke mposhtur Man.City me rezultatin minimal 1-0. Të kuqtë e Jurgen Klopp i shkaktojnë humbjen e parë “qytetarëve” të Pep Guardiolës. Si rrallë herë këtë sezon, Erling Haaland mbeti thatë, nuk arriti të linte gjurmë në këtë përballje, i markuar në perfeksion nga Van Dijk.
Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të pa prekura, Foden kaloi Man.City në avantazh, por VAR anulojë gjithçka për faull në sulm nga Haaland. Në minutën e 76-të, ‘Anfield’ shpërtheu në festë teksa Salah, pas një asist nga portieri Alison, dërgoi topin në rrjetë, një finalizim perfekt që në fund rezultoi një tre pikësh Liverpool:
“Zhvilluam një paraqitje shumë të mirë në një ndeshje me shumë intensitet. Mbrojtëm në një nivel të pabesueshëm për afro 99 minuta. Kjo ishte një fitore e rëndësishme pasi vërtetoi se dhe ne jemi aty”, u shpreh Klopp pas ndeshjes ku u ndëshkua dhe me karton të kuq.
Në të njëjtën linjë me Klopp ishte dhe Pep Guardiola: “Luajtëm një ndeshje të mirë, por në këto nivele gabimet e vogla paguhen. Ata u tregon të zotë në kundërsulm, ky është stili tyre i lojës”, u shpreh ndër të tjera Pep Guardiola.