Sali Berisha ka postuar sot një video në Tik Tok, ku pretendon se drejtues të Policisë Bashkiake udhëzojnë dy punonjës që të vendosin gjoba në Tiranë. Por, e vërteta e videos është krejt ndryshe dhe manipulimi i Berishës trashanik. Video daton e rreth tre viteve më parë dhe është xhiruar në mjediset e Komisariatit Nr. 1 të Tiranës, ku dy punonjësit e Policisë Bashkiake kishin shkruar për të bërë kallëzim penal ndaj një qytetari që i kishte penguar të ushtronin kryerjen e detyrës së tyre, të cilin e kishin gjetur në shkelje të hapësirës publike.

Personi që dëgjohet në video dhe i merr në pyetje dy policët bashkiakë quhet Alban Ramaj, asokohe me detyrën e OPGJ-së në Komisariatin Nr. 1. Punonjësit e Policisë Bashkiake e kanë sqaruar mbi rrethanat e vendosjes së gjobës ndaj biznesit të qytetarit. Ka qenë pikërisht ky ish-oficer i OPGJ-së që i ka çuar dhe videon Berishës.

Alban Ramaj ka edhe një lidhje të vjetër me Sali Berishën, duke qenë se në kohën kur PD-ja ishte në pushtet, ai ka shërbyer si shofer i Hysni Burgajt, ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i emëruar nga vetë Sali Berisha. Alban Rama më vonë ka përfituar dhe është emëruar si Oficer i Policisë Gjyqësore. Aktualisht, Alban Ramaj është i pezulluar nga detyra për shkak të ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës.