Në një diskutim në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, lindi pyetja se cilat janë shenjat më tradhtare dhe më besnike të horoskopit. Sigurisht, përgjigja u dha nga astrologia Krisanthi Kallojeri, e cila na zbuloi edhe një shenjë është ndryshe nga ajo që iu paraqet të tjerëve.
Krisanthi Kallojeri: Shenja më besnike për mendimin tim janë Akrepi dhe Luani. Ata që janë më pak besnikë janë Shigjetari, Peshqit sepse janë të dashuruar me idenë e dashurisë, me dashurinë dhe Ujori. Ujori jo se nuk është besnik, por vë standarde të larta dhe duhet t’i zgjosh intelektin. Nuk e ka problem të ndryshojë gjërat, jeta vazhdon për ta, mund të kalojë me lehtësi në një marrëdhënie nëse nuk është i kënaqur. Duhet t’iu themi atyre që na ndjekin këto janë vlerësime sipërfaqësore.
Katerina Trungu: Në fakt, unë e di që Peshqit nuk janë tradhtarë me eksperiencat, njerëzit që njoh, por mund të qëllojë ndonjë. Është det shumë i madh ky.
Krisanthi Kallojeri: Tamam, është det shumë i madh. Peshqit është e vetmja shenjë që mund të vësh 100 njerëz dhe të gjithë janë të ndryshëm. Kanë një talent që ndryshe paraqiten dhe brenda tyre janë ndryshe. Mund të gjesh më të shenjtin, atë që për të tjerët bëhet shumë i mirë, jep diçka, por mund të gjesh edhe atë që gënjeshtrën e ka në majë të gjuhës./tvklan.al