Një rast i tmerrshëm i përdhunimit ka tronditur opinionin publik në Greqi. Një 53-vjeçar i identifikuar si Ilias Michos dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur 12 vjece, të cilën e ka dërguar për disa muaj dhe tek të tjerë që të abuzonin seksualisht me të kundrejt pagesës.

I akuzuar është edhe një 42 vjeçar, i cili dyshohet se ka paguar për të përdhunuar të miturën. Ndërkohë e përfshirë dyshohet të jetë edhe gruaja e të akuzuarit kryesor pasi i ka ofruar familjes 10 mijë euro për të mos e çuar cështjen në polici.

Në emisionin “Mirëmëngjes Greqi”, gjyshja e të miturës ka rrëfyer detaje tronditëse: “Jemi në situatë të mjerushme. Trauma që pësoi fëmija nuk paguhet as 10 mijë euro, as me miliona. Ne pamë disa mesazhe ku i thoshte, “shko në tualet dhe bëj foto nudo, jo vetëm të vetes por edhe të vëllait e motrave dhe m’i dërgo”.

Ditën e sotme do të thirren për të dëshmuar personat që kanë komunikuar me mesazhe përmes një aplikacioni me 53-vjeçarin që të linin takim për të kryer marrëdhënien me të miturën.

10-15 persona që janë identifikuar nga e mitura dyshohet se kanë e përdhunuar ndërsa më shumë se 200 të tjerë thuhet se kanë shprehur ‘interes’ për të kryer marrëdhënie me të.