Ikballe Huduti është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në rrjet ditët e fundit për deklaratat e saj tepër të çuditshme. Deklarata e saj se i ka gjetur burrit dy gra të tjera, pasi i meriton ka shkaktuar shumë zhurmë e reagime në rrjete sociale. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, që drejtohet nga Erjona Rusi. Ikballe Huduti shpjegoi deklaratën e saj për emisionin e drekës, teksa tha se për shkak se duhet të studionte për disa muaj, ajo nuk donte t’i bënte padrejtësi burrit, duke e lënë pa kryer marrëdhënie seksuale, por ra dakord me të të martohej përkohësisht.

“Duke e parë se statusi im në martesën që kam, ka një vlerë edhe sociale edhe familjare dhe unë isha shumë e kënaqur me bashkëshortin tim, mirëpo nga aspekti intelektual, kisha nevojë që të shkollohesha, të dal jashtë shtetit nga 2-3-4 muaj. Kushtet ishin të tilla që ose ta detyroja burrin tim të agjërojë, për të ulur epshin e tij, nevojën biologjike për të pasur marrëdhënie, për të pasur një person të dashur afër vetes, ose të martohej, ose të bëjë kurv*ri, një lidhje jashtë martesore, që ne i themi tradhëti.

Unë nuk pranova që ta detyroj burrin që të agjërojë, sepse kishte tanimë gruan. Gjithashtu, nuk dëshiroja që burri im të ketë një lidhje amorale, kurv*rie, por edhe e pranova pasi thashë që zoti ia ka lejuar një gjë të tillë, një martesë të përkohshme dhe unë i thashë dhe u morëm vesh. Kjo është një marrëveshje”- tha Ikbalja, që foli edhe për një nga gratë që i ka gjetur të shoqit. “Ka pasur simpati për atë grua përpara martesës me mua dhe unë ia bëra një dhuratë. I dhurova burrit grua të përkohshme. Për një periudhë iu përkushtova islamit dhe që burri të mos i mungonte asgjë i dhashë grua tjetër. Martesat e përkohshme janë të lejueshme në islam”– tha Huduti për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.