Nuk dihet nëse këtë herë do të përfshihet në këtë incident fjala “Zot”, siç ndodhi në Kupën e Botës në Meksikë në 1986, por e qartë është se ngjarjet ngjajnë shumë. Mbrojtësi i Kardifit, Sedrik Kipre, bëri një prekje ta “pafytyrë” (të dukshme) të topit me dorë në zonën e tij të rreptësisë, por gjyqtari as nuk arriti ta dallonte, ndaj as nuk dha penallti, dhe as karton. Tifozët që e ndoqën ndeshjen thanë se kjo ishte prekja më e hapur e topit me dorë në historinë e futbollit, e pandëshkuar.
Natyrisht, paralelet u hoqën me golin me “Dorën e Zotit” të Diego Armando Maradonës në çerekfinalen e Botërorit meksikan, Argjentinë-Angli (2-1). Kjo ndodhi në derbin uellsian, mes Suonsit dhe Kardifit në kategorinë e dytë angleze, fituar 2-0 nga vendasit.
Sfidanti.al