Shumë skuadra potencialisht konkuruese dhe fituese, u eliminuan papritur në fazën e grupeve të Champions League. Potenciali ekonomik i organikës së tyre është i frikshëm, por fusha e lojës thotë tjetër gjë. E ka pësuar Barcelona, me një potencial të organikës prej 814 milionësh(sipas transfermarkt), e pafuqishme të përballojë një kundërshtar si Bayern si dhe bërja e llogarive në mënyrë të gabuar me një rival si Interi. Një tjetër spanjolle, Atletico Madrid është detyruar të dalë jashtë, e braktisur edhe nga fati. Juventus me një potencial të konsiderueshëm, por asnjëherë bindës në fushën e lojës, aq më tepër në një kompeticion si Champions. Renditja vazhdon me emra si Leverkusen, Ajax, Sevilla apo Rangers që i janë dorëzuar verdiktit të fushës.