Ilir Metaj (Meta) rezulton të jetë politikani i lartë që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Disa muaj më parë Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit pasi kishte marrë një email, i nisi një shkresë Kuvendit të Shqipërisë për ndryshim të ligjit për dosjet pasi disa politikanë që kanë kaluar verifikimin nga Komisionet ‘Bezhani-Mezini’ nuk mund të verifikohen më. Autoriteti i Dosjeve tha që ish-presidenti Ilir Meta (Metaj) ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror në kohën e komunizmit. Ditën e djeshme portali Priza.al që drejtohet nga gazetari Elio Laze publikoi dosjen e plotë që disponon Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Përmes kësaj dosje, faktohet se Metaj ka shërbyer si “bashkëpunëtor” dhe tradhtonte miqtë e tij, duke dekonspiruar planet që kishin këta të fundit. Në dosje shkruhet se Metaj ka denoncuar shokun e tij Filip Talo, i cili donte të arratisej nga vendi, ku më pas bie në grackë për të përfunduar në fund dhe ai një spiun me pseudonimin ‘Drita’ duke u shantazhuar dhe ndjerë në kurth nga dy shokët e tij Ilir Murati dhe Ilir Metaj.

“Objekti Filip Talo është marrë në përpunim paraprak në 23.01.1989 mbi besën e denoncimeve të studentëve Ilir Murati e Ilir Metaj dhe me vërtetësinë e tyre me teknikë operative, më 23.04.1989 është ngritur në përpunim aktiv, ku rezulton se Filip Talo ka tendencë arratisje jashtë shtetit”, shkruhet në dosje. Spiun i ish-Sigurimit, si i (keq)përdori Ilir Metaj dy shokët e Faksimile e shkëputur nga dosja ku përmendet Ilir Metaj .Por nga ana tjetër, Metaj për Sigurimin e Shtetit tregonte se si dy shokët e tij bashkëpunonin për arratisje dhe planet për të gjetur florinj, të cilët do t’i duheshin Talos për jashtë shtetit.

Dosja është e shkruar e zeza në të bardhë, por i mbetet institucioneve për të verifikuar origjinalitetin e saj. Si e mohoi Ilir Metaj dosjen dhe keqpërdorja e një tjetër shoku. Disa javë më parë Ilir Metaj organizoi një konferencë shtypi pompoze për të përgënjeshtruar Autoritetin e Dosjeve. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj (Meta) publikoi një pjesë të dosjes që e kishte tërhequr Filip Talo nga Autoriteti dhe pretendonte se ishte e falsifikuar. Në konferencën për mediat, ai nxori një deklaratë me shkrim dore të Filip Talos, i cili kishte tentuar të kalonte kufirin, që mbante datën 9 mars 1990 dhe që ishte konfirmuar si autentike nga Autoriteti i Dosjeve. Ndër të tjera në deklaratën e tij Talo shkruante se “para rreth ndonjë 12-14 muajve edhe në vazhdim unë në biseda të ndryshme që kam zhvilluar me Ilir Muratin i kam thënë atij nëse do të dëshironte të vinte me mua jashtë shtetit…”. Sipas Ilir Metajt, Talo përmend në letër emrin Ilir Murati si personi që ka folur për kalimin e kufirit. Ilir Metaj nëpërmjet manovrës së tij dëmtoi dy shokët e tij të ngushtë. Në fillim Filip Talon që e spiunoi te Sigurimi i Shtetit, së dyti Ilir Muratin që po e nxjerr spiun për të mbrojtur emrin e tij. Ilir Murati sot ka të drejtën që të hedhë në gjyq ish-shokun e tij, jo vetëm që i publikoi emrin pa i marrë miratim, por edhe për faktin që e bëri spiun në një ngjarje që kanë qenë të dy bashkëpunëtorë.