Për të afruar tifozë në stadiume duhet që minimalisht kalendari të jetë i përcaktuar kohë më parë, siç ndodh në çdo vend të botës, paçka se për forca madhore mund të ketë edhe shtyrje.

Mirëpo, në kampionatin shqiptar, ku stadiumet janë çdo javë thuajse të boshatisura, organizatorët e garës në vend që të përshtasin orare të favorshme për tifozët, jo vetëm që nuk e bëjnë, por preferojnë shpesh edhe të zhvillojnë ndeshje të premteve apo të hënave.

Natyrisht, mund të luash të hënën dhe të premten, por jo në 15:00, që është ende një orar zyrtar për thuajse çdo punonjës në republikën e Shqipërisë.

Kjo ndodhi edhe së fundmi me vendimin për Erzeni-Kukësi, që pasi e spostojnë të hënën, orarin e caktojnë 15:00, duke u tallur hapur me tifozët.

Nuk besoj se është e nevojshme t’iu themi kush i vendos oraret e ndeshjes, sepse tashmë të gjithë e dinë… (Tema)