Mozzik i surprizoi të gjithë me projektin me titull “Të dua”, dedikuar të bijës. Reperi ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi publikoi dedikimin e ëmbël për të voglën, ku mes të tjerash rrëfente edhe raportin e vështirë me Loredanën. Përmes vargjeve reperi tregon historinë e komplikuar dhe dhimbjen për shkak se nuk jeton me të bijën. Mozzik i drejtohet Hanës duke i thënë se nuk do të flasë kurrë për arsyet e ndarjes me Loredanën, “sepse është shumë e rëndë”. “Edhe kur mami të gjëjë dikë / mos u shqetëso se nuk ka njeri që më zëvendëson / do të jem babi yt deri sa shpirti të më pushojë,” thotë ai.
Ndërkohë, i qartë duket edhe mesazhi i fundit i reperes. “Familja është e para!” Dhe në fakt këtë e ka bërë duke ndarë një foto të Noizyt, i cili në një postim të fundit në Instagram u shfaq me një kapuç ku shkruhej: “Familja është e para!”. Kjo foto është shpërndarë edhe nga artistja në llogarinë e saj duke theksuar mesazhin. Në një mbishkrim në Instagram, Mozzik shtoi se kjo është hera e fundit që ai përmend të bijën në këngë dhe tekste sepse ka vendosur të mos e përfshijë më. “Hana ime e vogël, për momentin e di që nuk do e kuptosh këtë këngë! Por besoj që kur të rritesh edhe pak, do e kuptosh. E kur të bëhesh për ta kuptuar këtë këngë, do të doja shumë që të mos e hapim si temë asnjëherë. Të jetojmë ashtu si na ka ardhuhr jeta. Të dua më së shumti në botë.”