Erik ten Hag është rikthyer të flasë për Cristiano Ronaldon në konferencë për shtyp sot, para lojës me Omonia Nicosia. Trajneri i Manchester Unitedit insiston se ylli portugez nuk është i palumtur, siç u raportuar këto ditë, ndërsa e ritheksoi vendimin e tij për të mos e futur në lojë portugezin në humbjen turpëruese nga Manchester City, 3:6, për të mos e ulur dhe nënvlerësuar karrierën e pasur të “CR7”, shkruan “Gazeta Express”.
Nushi: Pse ministrja Haxhiu nuk e ka raportuar në Polici burrin e saj kërc…
“Ndeshja kundër Manchester Cityt ishte mjaft e vështirë. Si gjithmonë, e kemi analizuar, por tash duhet të shikojmë përpara”, theksoi fillimisht ish-trajneri i Ajaxit.
“Cristiano Ronaldo? Nuk e shoh të palumtur. Është duke u ushtruar mirë dhe është i lumtur që është këtu. Kam preferuar të mos e inkuadroj në lojë kundër Manchester Cityt për shkak të respektit, pasi ishim 4-5 gola në disavantazh. Kjo s’ka të bëjë aspak me të ardhmen e tij”, përfundoi Ten Hag. 37 vjeçari u pa i mllefosur dhe i mërzitur për faktin se nuk u inkuadrua në lojë dhe që po humbisnin “Djajtë e Kuq”. Thuhet se në afatin kalimtar të janarit, ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit do të largohet nga “Old Trafford”.