Sokol Cikalleshi shënoi golin e parë në Superligën e Arabisë Saudite me Al Khaleej. Skuadra e kavajasit humbi 1-2 në shtëpi me Al Fateh për javën e shtatë në elitë. Në minutën e 91 të ndeshjes, Cikalleshi nuk gaboi nga 11 metra duke bërë që festa të ishte për tifozët vendas. Edhe pse goli erdhi në shtesë, skuadra mike gjeti rrjetën e dytë për 1-2 në minutën e 101, me arbitrin që akordoi 13 minuta shtesë.
Sokol Cikalleshi e bën “sefte” në Arabinë Saudite, me skuadrën e tij që del pa pikë në shtëpi. Kujtojmë se sulmuesi është në huazim për një sezon nga Konyaspor, me lojtarin e Kombëtares që pritet të rikthehet sërish në Turqi në fundin e sezonit. Goli i parë në Arabi ka çliruar Sokolin, me lojtarin që është pjesë e pandarë e formacionit.