“Telenovela” Wanda Nara dhe Mauro Icardi vijon. Sulmuesi i PSG që është në huazim te Gallatasaray ka ditë që ndodhet në Argjentinë, për të fituar zemrën e ish-bashkëshortes. Javë më parë showgirl njoftoi se çifi ishin ndarë, me Icardin që nuk e ka lënë me kaq situatën.

Sulmuesi fluturoi nga Turqia drejt vendlindjes, për të takuar Wandën. Mbërritja në Argjentinë nuk ka qenë e duhura për sulmuesin, me rojet e sigurisë dhe më pas policinë që s’e kanë lejuar Icardin të hyjë në hotelIcardi ka mohuar se është ndalur nga policia, me faqen argjentinase Gossipeame që ka nxjerrë pamjet duke hedhur poshtë pretendimet e Icardit. Media në fjalë bën me dije se ka qenë një urdhër i Wanda që mos lejonin Icardin në ndërtesë.