Torino dhe Empoli kanë ndarë pikët ditën e djeshme në barazimin 1-1, në sfidën e luajtur në stadiumin “Olimpico”, e vlefshme për javën e 9-të të Serisë A italiane. Golat u realizuan nga Matia Destro për toskanët në minutën e 49′ dhe më pas baraspesha u vendos në minutën e 90′ me autor Sasha Lukiç. Ai që ra më shumë në sy në këtë takim, ishte Matia Destro që dhuroi spektakël me supergolin e shënuar.

Gjatë një krosimi në zonë të Ebuehi, ish-sulmuesi i Interit dhe i Milanit ka shënuar një “perlë” me roveshatë duke shtangur portierin serb të Torinos, Vanja Milinkoviç-Saviç. Një supergol që bëri menjëherë xhiron e rrjetit. Ky ishte goli i parë i 31-vjeçarit në gjashtë ndeshje në këtë sezon me fanellën e Empolit në Serinë A, teksa ende nuk e ka dhuruar asistin e parë.