Nga La Comuna 13 – një lagje e njohur në qytetin e tij të lindjes, Medellin, Kolumbi, Maluma performoi këngën e tij të re “Junio” në Billboard Latin Music Awards 2022. Këngëtari kolumbian u bë romantik me këtë këngë të shkruar nga bashkëpunëtori i tij, Edgar Barrera. Në një moment kur po interpretonte tekstin, ai u largua nga skena për t’i dhënë një puthje të ëmbël të dashurës Susana Gomez.

Ai po ashtu ka qenë i pranishëm në programin “Superstar Q&A”, ku ka folur për këngën e re, jetën personale e gjithashtu ka vënë në pah edhe këshillat e Marc Anthony. “Gjithçka në jetë, duhet të kesh entuziazëm dhe dashuri”, tha ai. Duke shtuar, “Marc Anthony ka qenë një bekim në jetën time sepse ai më dha këshilla në fillim, dhe kjo nuk po ndodhte. Kur më tha që ndonjëherë duhet të jesh pak egoist – jeto lumturinë dhe qetësinë tënde – mbaj mend që bëja gjithçka për të gjithë të tjerët dhe isha i lodhur. Kur Marc më tha, ‘Hej, nuk ka formulë, thjesht duhet të jesh vetvetja’. Në atë kohë munda të bëja atë që doja”.
Çmimet vjetore, që zhvillohen në Watsco Center të Floridas – transmetohen drejtpërdrejt në Telemundo dhe njëkohësisht në rrjetin kabllor argëtues spanjoll Universo dhe në të gjithë Amerikën Latine.

Çmimet – prodhuar nga MBS Special Events dhe producent ekzekutiv nga Mary Black Suarez – përkojnë me Javën e Muzikës Latine të Billboard, e cila u kthye në Miami nga 26 shtatori deri më 1 tetor në Forumin Faena, me një listë yjesh që përfshinte: Romeo Santos, Grupo Firme, Chayanne, Ivy Queen, Nicky Jam e shumë të tjerë.