Teuta dhe Partizani po luajnë në “Niko Dovana” për javën e nëntë në Superligë. Takimi u ndërpre për më shumë se pesë minuta, pasi prozhektorët e stadiumit u fikën fill pas golit të avantazhit të miqve.

Ka qenë Engjëll Hoti që në minutën e dytë kaloi “Demat” në avantazh pas një goditje nga jashtë zone. Pas realizimit të golit, arbitri Kreshnik Bajramaj nuk e filloi lojën pasi nga katër kullat e ndriçimit mungonte energjia elektrike. Me errësirën që ishte në prag ndeshja nuk nisi për disa minuta. Përgatitësit atletikë menjëherë u morën me lojtarët për ngrohjen e muskujve, duke ditur se sfida filloi vetëm dy minuta para ikjes së dritave. Problemi nuk zgjati shumë dhe skuadrat po luajnë takimin e javës së nëntë.