Filipi, një telefonues nga Vlora, për temën e “Aldo Morning Show” në Tv Klan për rrjetet sociale të përbashkëta të një çifti, thotë se nuk është pro. Sipas tij, secili ka intimitetin e tij dhe disa gjëra kanë një kufi. Sipas konceptit të tij, në rast se të duhet ta kontrollosh celularin e partnerit, më mirë të ndahesh.
Filip: Çdo njeri ka personalitetin e vet personal që nuk duhet ta prekë kush, kjo është jeta, këtë na dikton jetën. Goça ime, çuni im, gruaja ime, çdo njeri i afërt, vëllai im, motra ime, gjettë rahmet e shkreta se një motër kam pasur, çdo njeri duhet të jetë në vetjakllëkun e vet.
Ne vijmë në darkë këtu, te shtëpia ime, unë ia heq telefonat kalamajve dhe gruas. Për një orë e gjysmë gati do bëjmë një çikë muhabet, ndajmë muhabet, mbasandaj merru me telefonin, bëj ç’të duash. Kjo është jeta, ka një rregull familjar kudo.
Aldo: E kuptova, pra ti thua që pavarësisht që ne të dy ndajmë çdo gjë me njëri-tjetrin, vetëm rrjetet sociale jo apo jo?
Filip: Jo, rrjetet sociale nuk ka asnjë problem, aty jemi, bashkë jemi ne, por ka intimitetin e vet çdo njeri. Unë këtë mendim kam.
Megi Latifi: Nuk e ke kontrolluar ndonjëherë bashkëshorten ose ajo ty të të ketë kontrolluar telefonin?
Filip: Po e kontrollova unë atë, më mirë po bëj ndarjen. Ç’më duhet mua? E ka për veten e vet çdo gjë. Përderisa ka bërë kalamaj me mua e po jeton nga 30 vjet me mua, ç’pres unë prej saj?/tvklan.al