Presidenti rus, Vladimir Putin ka inspektuar qendrën e stërvitjes ushtarake në rajonin Ryazan në juglindje të kryeqytetit të Moskës. Pamje nga seanca stërvitore u ndanë nga mediat vendase.
Agjencitë e lajmeve raportuan se ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu i tha Putinit sesi të rekrutuarit, të cilët janë thirrur për të mbështetur përpjekjet ushtarake të Rusisë në Ukrainë, po trajnohen.
Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë se presidenti rus qëllon me një snajper.