Arsenal fitoi 1-0 me PSV në ndeshjen e prapambetur për grupin A të Europa League. Ndeshja për Topçinjtë e Londrës u vendos nga supergoli i Granit Xhakës në minutën e 71 të ndeshjes.

Një pasim nga e djathta e sulmit prej Tomiyasu bëri që Xhaka të godiste nga brenda zonës, duke kaluar topin pas shpinës së Benitez.

Shqiptari bëhet hero te anglezët, me Topçinjtë që kalojnë në fazën me eleminim direkt në Europa League. Në grupin A, Arsenal qëndron në krye me 12 pikë, duke lënë pas PSV me 7 të tilla.

Me këtë rezultat, Arsenal shkon më tej pasi diferenca me Bodo/Glimt të vendit të tretë është tetë pikë kur duhen edhe dy ndeshje nga mbyllja e grupeve.