Sali Berisha është takuar mbëmë në televizionin “Tv Klan” me deputeten demokrate Grida Duma. Deputetja ishte e ftuar në “Klan News” ku foli lidhur me situatën e brendshme të PD, për bashkimin e saj si dhe për mënyrën se si partia më e madhe opozitare mund të dalë fituese në zgjedhjet lokale.

Ndërkohë, Berisha ishte i ftuar në emisionin “Opinion” dhe në kohën që është drejtuar në hyrjen e “Tv Klan” është takuar me deputeten Duma e cila po e priste tek dera. Në video duken edhe moderatori Blendi Feviziu dhe pronari i Klan, Aleksandër Frangaj.

Duma, prej shtatorit 2021 kur Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar mbajti anën e Lulzim Bashës dhe doli hapur kundër ish-kryeministrit.

Në Kuvendin Kombëtar të PD, më 18 dhjetor 2021, pas përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Grida Duma mbajti një fjalim të ashpër kundrejt Berishës duke deklaruar se kishte marrë fund edhe respekti i saj pa kushte për autoritetin moral të Sali Berishës në Partinë Demokratike.

“E kemi mbajtur majë kokës Sali Berishën. Nuk ia kemi borxh të na katandisë në një sekt dumbabist antiamerikan. I ka shumë borxhe demokratëve të thjeshtë që për 30 vjet nuk kanë marrë asgjë nga PD. Dua ta them që mbështetja ime pa kushte për ty ka marrë fund ashtu sot. Kushti im për të të mbështetur është të hapësh sytë veshët ndaj gjithë demokratëve, ta lëmë verbërinë 8-vjeçare e të shohim nga vetja sepse duhet të jeni ju të na coni në fitore përtej Edi Ramës.

Duhet harruar se si mund ta mundim Ramën me të njëjtin bunker që ka ndërtuar ai me PS. Unë sot jam me Lulzim Bashën, por nga sot Basha duhet të jetë me të gjithë demokratët pa përjashtim. Boll më që për pleshtin e interesit personal të Sali Berishës nuk do djegim jorganin e partisë. Mos merremi më me Berishën ta lëmë ‘në shejtaninë e vet’ do kishte thënë Fishta.

I garantoj demokratët që në asnjë hap të gabuar nuk do lë asgjë të gabuar pa ta thënë publikisht e hapur.
Fakti që Berisha i vuri gjoksin cdo plumbi potencial ndaj Bashës, menjëherë pështyu mbi ëmbëlsirën për Bashën dhe pas cdo humbje është kulmi i kësaj hipokrizie. Unë e ju nuk jemi në këtë parti për të ngushëlluar humbësit, por për të fituar zgjedhjet.” ishte shprehur Duma.

Muaj më pas gjuha e Dumës ndaj Berishës është moderuar, duke zbutur tonet.