Java e tetë e La Liga është hapur me fitoren 1-2 të Valencias në transfertë me Osasunën. Miqtë e drejtuar nga Gatusso i janë falur dy golave në secilën pjesë, teksa në këtë 90 minutësh janë humbur edhe dy 11 metërsha. Në minutën e 28, Kluivert kaloi në avantazh Valencian, për t’i hapur rrugë tri pikëve. Në pjesën e dytë ka menduar Diakhaby, që në të 54 minutë ka vulosur tri pikët.

Avila në minutën e 57 kishte mundësi të hapte ndeshjen për Osasuna, me futbollistin që gaboi nga 11 metra. Edhe Cavani për miqtë nuk ka bërë më mirë në të 70 minutë, duke e përplasur në tranversë shansin nga pika e bardhë e penalltisë. Te vendasit kishte kohë edhe për kartonin e kuq të Garcia dhe Pena, që do nxinin mbrëmjen. Në fund (90+3′) goli i Brasanac te vendasit shërbeu sa për statistikë. Me këtë fitore, Valencia shkon në kuotën e 13 pikëve për vendin e 5, që do të thotë zona Europë. Osasuna mbetet po me 13 pikë por në vendin e tetë.