I shumëkërkuari i drejtësisë, Ervis Martinaj, i njohur ndryshe dhe si “mbreti i lojërave të fatit”, prej gati dy muajsh është bërë kryefjalë e medieve pas zhdukjes në mënyrë misterioze.
Është marrë peng dhe është vrarë apo ka bërë një zhdukje të inskenuar? Përgjigjen e kësaj pyetje Policia nuk e ka dhënë ende, teksa pretendon se do flasë vetëm kur të ketë prova dhe fakte
Por, së fundmi janë publikuar shumë foto të tij që dyshohet se janë realizuar kohë më parë, si ajo tek klubi i njohur +18 në Dusseldorf të Gjermanisë, i quajtur “FKK- und Saunaclub Oceans”, apo foto nga plazhi dhe në momente të tjera.
Sot, Ervis Martinaj bën 40-vjeç dhe është publikuar një tjetër foto që ka lidhje pikërisht me ditëlindjen e tij.
Nga mbishkrimi sipër fotos kuptohet se është realizuar për ditëlindjen e Ervis Martinajt.
“Gëzuar ditelindjen, Zoti të bekoftë dhe të dërgoj lutjet e mia çdo natë” shkruhet sipër fotos ku fytyrat e personave janë zënë me shirit të zi.
Ervis Martinaj njihej për shoqërinë me vajzat seksi të showbizit shqiptar, pasi nga hetimet dhe kqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se natën e 5 gushtit 2022 e ka kaluar në një hotel të njohur në Durrës me misin me iniciale, D.K.
Gazetari Ferdinand Dervishi deklaroi pak ditë më parë gjatë një interviste televizive se fotot e Ervis Martinajt po dalin nga celularët e miqve të tij të besuar.
Për herë të fundit Ervis Martinaj, biznesmeni është parë mbrëmjen e 7 Gushtit në një hotel në plazhin e Durrësit dhe në 8 gusht 2022 në Tiranë në ambientet e një biznesi që ndodhet në zonën e “Zogut të Zi”.
Martinaj ka qëndruar në Hotel Adriatik, i shoqëruar nga një vajzë me të cilën kishte lidhje intime. Ata kanë hyrë në ambientet e hotelit në orën 21.15. Regjistrimi është bërë nga agjenti i Operacionales Jeton Lami.Sipas portalit “Prapaskena” vajza është Deta Kokomani “Miss Univers Albania 2022”, e cila ka shoqëruar Martinajn para se të zhdukej.
Deta Kokomani është marrë në pyetje, dhe ka treguar para hetuesve se ka qëndruar vetëm një natë nën shoqërinë e Martinaj, në një hotel në Durrës.
E marrë në pyetje nga prokurorët Kokomani ka pranuar se kishte që nga muaji janar i 2022 që shoqërohej me Ervisin, me të cilin tha se ishte njohur përmes rrjeteve sociale.
“Herën e fundit që u takuam ishte mbrëmja e 5 gushtit. Një i njohur i tij na shoqëroi për në një hotel në Durrës. Qëndruam aty atë natë dhe të nesërmen na mori. Unë ika për në shtëpi. Dy ditët në vazhdim kam komunikuar me të, por më pas u shkëputën kontaktet”, ka thënë Deta.
Ajo ka shtuar se tentoi të lidhej me Martinajn, por nuk mundi dot. Për këtë shkak ka nisur të shqetësohet dhe ka marrë në telefon me persona, që kishin dijeni për të, por nuk ka mësuar asgjë për 40-vjecarin. Deta u shpreh se nuk e kishte idenë se me kë ishte përplasur Martinaj dhe për cilat arsye, ndërsa ka theksuar se ai nuk i shprehte shqetësim dhe nuk i tregonte ngjarje që lidheshin me të.