Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar, ku një infermiere, Lucy Letby, ka vrarë 7 foshnja në spitalin “Countess of Chester”. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për vrasjen e 5 djemve dhe 2 vajzave të ndodhura përgjatë 12 muajve.
Letby dyshohet se pomponte ajër, qumësht dhe lëngje të tjera në trupat e foshnjave për të cilat duhej të kujdesej. Ajo ka rënë në prangat e policisë dhe gjykata atje ka zbuluar mesazhe të shkruara nga vetë infermierja, si dhe shënime postare. “Unë nuk e meritoj të jetoj”. I vrava me qëllim sepse nuk jam mjaftueshëm e zonja. Unë jam një person i tmerrësisht i keq”, shkruhej në mesazhet e zbuluara që ishin shkruar prej sak.
Teksa gjyqi po zhvillohet në ditën e katërt, ajo akuzohet për shtatë vrasje dhe tentativë për vrasje të dhjetë foshnjave të tjera në spitalin “Countess of Chester” duke u injektuar me ajër, qumësht, insulinë apo lëngje të tjera si kripë. Letby mohoi të gjitha akuzat në lidhje me 17-foshnjat. Gjyqi i saj në Gjykatën e Mançesterit do të zgjasë deri në gjashtë muaj.