Duket sikur udhëtimi i Mauro Icardit në Argjentinë dy javë më parë për të biseduar me Wanda Narën nuk dha rezultat.

Mësohet se çifti i famshëm kanë nënshkruar dokumentet e tyre të divorcit.

Marrëdhënies së vështirë të çiftit duket se po i afrohet fundit, pasi krizës në martesë që nisi në tetor 2021.

“Këto janë letrat e divorcit që Wanda nënshkroi më 1 tetor kur Icardi erdhi këtu dhe foli me Ana Rosenfeld për orë të tëra në apartamentin e Nunez”, tha gazetari argjentinas Angel de Brito.

Reksa martesës së tij me Wanda Narën po i vjen fundi, Icardi ka filluar të ndryshojë mendimin e tij kur flet agjenten e tij sportive.

Pasi u shpreh se e gjithë bota po qesh me sjelljen e saj, janë bërë publike edhe disa nga mesazhet private të Icardit.

“Kur pretendon se je single apo thua se je, por je TOKSIKE”, ka shkruar ai. “NIVELI TOKSIK 1000.”

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, biznesmenja ripohoi se është “e vetmja” menaxhere e Icardit.

“Ndonjëherë ka ndërmjetës, por deri kalimin në Turqi unë kam qenë përfaqësuese e tij”, tha ajo.

Pyetjes nëse ndarja nga Mauro do jetë e lehtë apo jo, Wanda iu përgjigj: “Shpresoj. E kemi zgjidhur çështjen ekonomike vitin e kaluar. Dhe shpresoj që të mos jetë një betejë e vështirë sepse nuk kërkoj asgjë, punoj dhe kam gjërat e mia. As kur u ndava herën e parë nuk kërkova asgjë.”

Së fundi, Wanda foli për planet e saj për të ardhmen, duke pasur parasysh që fëmijët dhe ish-in e saj që ndodhen në Stamboll.

“Unë do të shkoj e do të vij gjatë gjithë kohës sepse kam angazhime këtu. Edhe në Milano, ku do të punoj dhe kam nja dy reklama”, iu përgjigj ajo.

Ndërsa tregoi çfarë mendonte për ata që thonë se ajo i shkatërroi karrierën e Icardit.

“E vetmja gjë që më ka mbetur është të vesh këpucët dhe të futem në fushë. Roli im është të gjej kontratën më të mirë që mund të ketë. Dhe mendoj se sot Mauro ka një kontratë që e kanë jo më shumë se gjysma e lojtarëve të ekipit tonë”, përfundoi Nara.