Është zbardhur mesazhi që kryetari i Grupit të PD Enkelejd Alibeaj i ka dërguar deputetëve.
Në mesazh theksohet se do të votohet pro projektligjit për hapjen e dosjeve dhe PS ka pranuar amendamentet.
“Të nderuar kolegë, Pak më vonë është votimi për ligjin e dosjeve. Amendametet e GP te PD u moren parasysh nga PS, duke u terhequr nga qëndrimi i mëparshëm i tyre dhe duke siguruar hapjen e plotë të dosjeve dhe deklasifikimin e tyre. Pas aprovimit të të gjitha amendamenteve tona, GP i PD do të votojë PRO projektligjit. Lutem për deputetët që nuk janë prezent në sallë që të vijnë për këtë votim të rëndësishëm, për një çështje që PD e ka patur betejë që nga themelimi i saj”, thuhet në mesazh,.