Shumë gola dhe miliona, Erling Haaland po shkëlqen në fushë me Manchester City, ndërkohë që llogaritë e tij bankare vijojnë të mbushen. Bomberi norvegjez është përshtatur për mrekulli me ekipin e Pep Guardiolës dhe deri në këtë fazë të sezonit numëron 19 gola në 12 ndeshje! Statistika të jashtëzakonshme, që me bonuset e përfshira në kontratë pritet t’i sjellin 22-vjeçarit rreth 50 milionë euro fitime në sezon. Mediet angleze raportojnë se nëse vazhdon me këtë ecuri golash, Haaland do të përfitojë rreth 1 milion euro në javë (850 mijë paund).