Lloji i inteligjencës së tyre varet edhe nga ndikimi i këtyre elementeve. Çdo shenjë e zodiakut gjithashtu ka karakteristika dalluese dhe një personalitet që ndikon në sjelljen e tyre që është rezultat i kombinimit të shtëpisë së tyre astrale, përvojave të jetës dhe ashendentit.

DASHI
Dashi zotëron inteligjencë intuitive. Kjo shenjë mund të shohë potencialin në çdo gjë, në çdo situatë. Është gjithashtu jashtëzakonisht i guximshëm dhe i gatshëm të marrë çdo rrezik nëse instinktet e tij ia thonë.

DEMI
Të lindurit në shenjën e Demit sundohen nga planeti Venus, për rrjedhojë ata kanë një inteligjencë kinestetike , në praktikë kanë dhuntinë e koordinimit fizik dhe mendor, janë në gjendje të koordinojnë mendjen me trupin e tyre.

BINJAKËT
Shenja e Binjakëve është një bindëse e madhe. Inteligjenca e saj është e lidhur me komunikimin, kështu që inteligjenca e saj është gjuhësore. Një Binjak do ta dijë gjithmonë se çfarë është gjëja e duhur për të thënë në situata të ndryshme.

GAFORRJA
Gaforrja është një shenjë shumë empatike, inteligjenca e saj/tij është intrapersonale. Askush si Gaforrja nuk mund ta kuptojë veten dhe të deshifrojë të gjitha emocionet që ndjen, kjo i lejon gaforres të dijë saktësisht se si të sillet për të arritur sukses.

LUANI
Të lindurit në shenjën e Luanit ka një inteligjencë krijuese. Përveç kësaj, kjo shenjë ka dhuntinë e përshtatjes, është në gjendje të përshtatet me çdo situatë falë besimit të jashtëzakonshëm që ka në vetvete.

VIRGJËRESHA
Virgjëresha zhvillon një inteligjencë logjike. duke qenë të pajisur me një dhunti shumë të madhe vëzhgimi dhe mprehtësie mendore, ata janë të shkëlqyeshëm në formulimin e hipotezave DHE vërtetimin e korrektësisë së tyre.

PESHORJA
Inteligjenca që zotëron Peshorja është e tipit muzikor . Këto shenja kanë një sens të shkëlqyer ritmi dhe një vesh shumë të mirë, i perceptojnë shkëlqyeshëm të gjithë tingujt dhe gjuhët e përdorura nga muzika.

AKREPI
Akrepi zotëron një inteligjencë intuitive. Më mirë se një detektiv, ai ndërthur perceptimin e tij me intuitën e tij dhe arrin të mposhtë këdo. Të mashtrosh një Akrep është e pamundur, ata mund t’i lexojnë njerëzit sikur të ishin libra të hapur.

SHIGJETARI
Të lindurit në shenjën e Shigjetarit, shenja solare e Zodiakut, zhvillon një inteligjencë ekzistenciale Asnjë shenjë nuk bën pyetje rreth ekzistencës, qenies dhe substancës siç bën Shigjetari. Kjo etje për njohuri e shtyn atë të lidhet vazhdimisht me njerëz dhe kultura të reja dhe të ndjejë nevojën për të udhëtuar shumë.

BRICJAPI
Shenja më punëtore e Zodiakut zhvillon një inteligjencë praktike. Nuk ka asnjë shenjë aq të aftë sa Bricjapi në zgjidhjen e konflikteve dhe balancimin e situatave si dhe gjetjen e zgjidhjeve të problemeve, veçanërisht kjo cilësi shfaqet në fushën profesionale.

UJORI
Ujori zhvillon një inteligjencë kohore-hapësinore dhe është jashtëzakonisht intensiv. Ujori është e vetmja shenjë e aftë për të kryer një transformim mendor të imazheve vizuale.

PESHQIT
Peshqit janë më të ndjeshëm në të gjithë zodiakun. Kjo shenjë zhvillon një inteligjencë natyrore, ka një aftësi të madhe për të kuptuar të gjitha qeniet e gjalla dhe gjithashtu është e prirur të parashikojë fenomene natyrore si parashikimet e motit.