Daniele De Rossi është trajneri i ri i SPAL në Serinë B të Italisë. Ish-ylli i Romës dhe Italisë ka pranuar të firmosë deri në verën e 2024, duke nisur një përvojë të re me trajnimin. Me përvojë si trajner teknik te kombëtarja e Italisë, 39 vjeçari ka “përveshur mëngët” për detyrën e re.

Me një karrierë të pasur si futbollist, De Rossi për 17 vite ishte pjesë e Romës duke u bërë një nga legjendat e klubit. Sezoni i vetëm në 2019-20 me Boca Juniors ishte i fundit për të në fushë, teksa për të tretin vit italiani është duke vendosur marrëdhëniet me fushën e trajningut. Detyra e trajnerit të ri të SPAL është të ngjisë skuadrën në elitën e futbollit italian. Pas tetë javëve në Serie B, SPAL renditen në vendin e 14 me nëntë pikë. Vetë De Rossi është parë duke pozuar me fanellën e SPAL, ndërsa në 15:00 do prezantohet para ekipit në stërvitjen e parë.