Gazetari Artan Hoxha ka akuzuar drejtuesit e FSHF-s, për dy ndeshjet e Shqipërisë me Katarin dhe Arabinë që u zhvilluan pa tifozë dhe kamera.

Sipas Hoxhës drejtuesit e Federatës së Futbollit Shqiptar kanë përfituar plot 1.2 milionë dollarë plus të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit të skuadrës dhe stafit te presidentit Duka.

Hoxha hedh akuza se kombëtarja B apo kombëtarja C, është thjeshtë një skuadër e sajuar ai e quan presidentin e FSHF-s, Armando Duka si ‘sulltani i FSHF-s’.

Postimi i Hoxhës:

Kombetarja dhe simbolet KUQEZI, plaçke tregu per te fryre xhepat, sheiket e FSHF-se

Kur ke fat, ke fat…

Nuk eshte me inat kjo pune.

Sulltani yne(qe ju befte dita njemije), ua ka marre doren ketyre sheikeve nga Gadishulli Arabik.
Pas sheikeve saudite, me 26 tetor ne Abu Dabu, tashme e kane radhen sheiket nga Katari, vendit organizator te kupes se botes, qe nis pas 11 ditesh.

Sot pasdite, ne oren 18:30, nje skuader tjeter, e sajuar aty per aty, nen moton “kap ç’të’kapësh, se qar e kemi”, do te zbrese ne stadiumin e Marbella ne Spanje, me simbolet kombetare shqiptare.

Ne fakt nuk eshte kombetarja e Shqiperise.

Madje nuk eshte as kombetarja B apo kombetarja C. Eshte thjeshte nje skuader e sajuar ashtu siç di te sajoje sulltani yne, me lojtare nga nje prej kampionateve me te dobeta te Europes.

Ne saj te “udheheqjes se ndritur” per 6 mandate me radhe te FSHF-se nga Armando Duka, superliga e Shqiperise, më në fund eshte renditur ne vendin 49 nga 55 Kampionate Europiane.

Tashme kemi mbrapa vetem keto qytet-shtetet tip principatash, qe kane mbetur si relike, qe nga koha e mesjetes, San Marino, Gjibraltari, Andorra, Lihtenshtejn.

Brenda 15 ditesh, nje skuader e sajuar si Kombetarja e Shqiperise, me simbolet zyrtare kombetare, do te zbrese ne fushe ne nje ndeshje me dyer te mbyllura, e cila nuk transmetohet nga askush.

Nje ndeshje, e cila luhet jashte cdo date zyrtare te miratuar nga FIFA dhe UEFA, vetem e vetem, qe Sheiku i FSHF-se te mbushe xhepat pa e vrare mendjen, se po perdor simbolet shteterore, flamurin KUQEZI dhe himnin kombetar.

Kontratat e te dyja ndeshjeve me dyer te mbyllura, qe nuk i sheh apo transmeton askush, me “kombetaren e sajuar” te FSHF-se, e kanë joshur Dukën, të futet në një pazar me sheikët arabë.

Per ndeshjen me Arabine Saudite, te luajtur me 26 tetor 2022, ne kryeqytetin e Emirateve te Bashkuara Arabe, Abu Dabi, FSHF perfitoi plot 600 mije dollare, plus te gjitha shpenzimet e udhetimit dhe akomodimit te skuadres dhe stafit te presidentit Duka.

E njejta gje edhe per ndeshjen e sotme.

Per ndeshjen me Katarin sot ne mbremje, FSHF perfiton serish 600 mije dollare te tjere, plus pagimin e te gjitha shpenzimeve te udhetimit dhe akomodimit te skuadres shqiptare.

Gjate muajit tetor, sheiket e Katarit, ja dolen te blinin lire, kombetaret e federatave te korruptuara te republikave te bananeve ne Ameriken Qendrore, si Panama, Honduras, Guatemala dhe Nikaragua.

Ndersa ne fillimin e nentorit, sheiket e Katarit, blene nje tjeter federate te korruptuar te nje republike bananesh, por kete radhe ne kontinentin Europian.

Te dyja ndeshjet, me Arabine Saudite dhe Katarin, te paraqitura si ndeshje te “kombetares” se Shqiperise, jane zhvilluar vetem per te mbushur xhepat e Sulltanit te FSHF, me plot 1.2 milione dollare dhe per te argetuar sejmenet e tij ne resorte luksoze ne Dubai apo Marbella te Spanjes.
Ne kesi rastesh nuk te mbetet gje tjeter, vetem te thuash:

“paç fatin e FSHF-se”…

Ndersa per drejtuesit e saj:

“eshte turp te kene turp”…