Ka disa çifte që pavarësisht nga sa duken, nuk rezistojnë gjatë. Nëse deri më sot nuk e dinit pse, po ua themi ne. Janë shenjat astrologjike që kanë ndikim të madh.
Binjakët dhe Bricjapi. Këto dy shenja shumë të kundërta, si fillim tërhiqen nga njëra tjetra. Binjakët janë spontanë, përherë të gatshëm për aventura dhe nuk durojnë dot rutinën. Në të kundërt, bricjapët, duke qenë shenjë toke, duan të planifikojnë mirë çdo gjë para se të veprojnë. Kjo mospërputhje shkakton shpesh debate. Personat e këtyre dy shenjave nuk arrijnë të bien dakord, thonë fjalë lënduese për njëri-tjetrin dhe marrëdhënia e tyre bëhet vullkanike.
Dashi dhe Demi. Dashët janë shenjë zjarri dhe Demat shenjë toke. Të parët janë aventuriere dhe nuk kanë shumë dëshirë të krijojnë lidhje serioze ndryshe nga të dytët që duan angazhime afatgjata. Personat e shenjës së dashit arrijnë shpejt të bezdisin demat kokëfortë dhe ata humbasin qetësinë. Vështirësia për të komunikuar është arsyeja kryesore e konflikteve të lëtyre dy shenjave.
Gaforrja dhe Peshorja. Dështimi i një lidhjeje të këtyre dy shenjave vjen nga temperamentet e ndryshme që ato kanë. Gaforret janë të ndjeshme dhe veprojnë në bazë të emocioneve, ndërkohë që peshoret janë më racionale dhe ecin me strategji strikte. Marrëdhënia mes të dyve mund të jetë vetëm sipërfaqësore dhe debatet fillojnë kryesisht nga partneri gaforre, që është impulsiv.