Argjentina përballet me Poloninë në ndeshjen e fundit në grup, teksa Messi me shokë do të kërkojnë fitoren për të siguruar kualifikimin dhe për të mos pritur dhurata nga sfida tjetër mes Arabisë Saudite dhe Meksikës.
Trajneri Scaloni ka bërë sërish disa ndryshime, duke lënë në stol Lautaro Martinezin dhe aktivizuar në vendin e tij sulmuesin e Manchester City-t, Julian Alvarez, në krah të Messit dhe Di Marias.
Titullar edhe Enzo Fernandez, i cili shënoi golin e dytë ndaj Meksikës, ndërsa në mbrojtje kthehet në stol Lisandro Martinez dhe aktivizohet nga minuta e parë Romero.
Formacionet zyrtare: