Shakira thuhet se është ‘shumë e mërzitur’ me ish- partnerin e saj Gerard Pique, pasi ai nuk e mori mundimin të vizitonte babain e saj të sëmurë në spital.
Ish-çifti të cilët kanq qenë së bashku për 11 vite dhe ndajnë dy fqmijë, nuk po ruajnë një raport të mirë me njëri-tjetrin.
Së fundmi babai i Shakira-s u shtrua në spital teksa po lufton me problemet e tij shëndetësore. Këngëtarja kolumbiane mbeti e tronditur kur Pique nuk arriti të vizitonte babanë e saj të sëmurë dhe as të pyeste gjendjen e tij.
Kështu pohon Adriana Dorronsoro, përmes The Sun , me reporterin që tregon se Shakira është shumë e prekur nga ish-partneri i saj.
“Shakira donte ta bënte shumë të qartë se Pique nuk ka qenë për të vizituar babanë e saj dhe as nuk e ka pyetur për shëndetin e tij”- tha Dorronsoro për El programa de Ana Rosa.
Shakira ka folur disa javë më parë dhe për ndarjen me yllin e Barcelonës . Kolumbianja këmbënguli se ajo kishte sakrifikuar karrierën e saj për t’u siguruar që ai të gëzonte sukses me gjigantët e La Ligës.
“Është vërtet e vështirë të flasësh personalisht për këtë, veçanërisht pasi kjo është hera e parë që po flas për këtë situatë në një intervistë. Unë kam qëndruar e heshtur dhe thjesht jam përpjekur t’i përpunoj të gjitha. Është e vështirë të flas për të, sepse ende po e kaloj”, tha ajo për Elle.
“Unë jam tër kohës duke u vëzhguar nga syri i publikut sepse ndarja jonë nuk është si një ndarje e rregullt. Dhe kështu ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Tepër e vështirë. Njëri nga të dy duhej të bënte atë përpjekje dhe atë sakrificë. Dhe unë e bëra atë.
Kam vendosur karrierën time në shkallën e dytë dhe erdha në Spanjë, për ta mbështetur atë që ai të luante futboll dhe të fitonte tituj. Dhe ishte një sakrificë dashurie. Falë kësaj, fëmijët e mi mundën të kishin një nënë dhuratë, dhe kemi këtë lidhje të mahnitshme me ta që është e pathyeshme dhe që na mban. E dini, kjo është ajo. Kjo është gjithçka që mund të them.”- përfundoi Shakira.