Lautaro Martinez është pa diskutim titullari më i rëndësishëm i Interit këtë sezon, idhull i tifozerisë zikaltër, por këtë herë “demi” bën një autogol jashtë fushe. Martinez festoi ditëlindjen e partneres së tij Augustina Gandolfo në një diskotekë në Milano, por për fatin e keq, ditëlindja dhe festa erdhën pikërisht pas humbjes në derbi përballë Juves.
Më shumë se sa festa, pasi kjo ishte e pashmangshme, sigurisht e organizuar përpara se të mposhteshin në Torino, drejtuesve të Inter nuk i kanë pëlqyer foto dhe videot të publikuara në rrjetet sociale, ku duket duke konsumuar alkool.