Karim Benzema ka dhënë një intervistë në prag të Botërorit, ku ka folur për formën fizike dhe Topin e Artë.
-Cila është gjendja e lëndimit tuaj?
-Vetëm siklet. Nuk doja të luaja derisa të isha 100% gati. Mund të luaja, por jo me forcën e plotë, dhe gjithmonë dua të luaj 100%. Unë u kujdesa mirë për veten dhe do të jem mirë në Botëror. Nuk ka problem.
– Kishit frikë se nuk do të futeshit në skuadrën e kombëtares?
– Jo, aspak. Do të jem gati për ndeshjen e parë të Kupës së Botës.
Çfarë do të thotë për ju Topi i Artë?
– Nuk doja ta mbyllja karrierën pa të.
Dhe ju uroi Ronaldo?
– Jo akoma, (tha Benzema me një fytyrë të trishtuar).