Sali Berisha ka mbledhur në një takim 7 kandidatët në primaret e Tiranës.
Takimi është mbajtur për të dhënë direktiva në lidhje me zgjedhjet e ardhshme vendore.
Berisha u ka kërkuar kandidatëve që të bëjnë fushatë korrekte dhe të respektojnë njëri-tjetrin.
Mësohet se Berisha u ka thënë 7 kandidatëve se testi kryesor i funksionalitetit të primareve është Tirana.
Ai u tha atyre të tregojnë vlerat dhe të bëjnë fushatë të ndershme, pasi janë personalitete.
“Jeni personalitete, tregoni vlerat tuaja dhe bëni fushatë korrekte”, mësohet të jetë shprehur Sali Berisha në takim.
Kujtojmë që kandidatët në primaret e Tiranës janë 7:
Belind Këlliçi
Gert Bogdani
Ilir Alimehmeti
Adriana Kalaja
Enkelejda Fejzo
Fatmir Merkoçi
Julian Deda
Ndërkohë, më datë 12 nëntor pritet të mbahet protesta e thirrur nga Partia Demokratike, teksa kryedemokrati Berisha u ka bërë ftesë qytetarëve të jenë të pranishëm.