Kreu i PD- së së Rithemelimit, Sali Berisha ka hedhur në rrjetet sociale një video ku shfaqet Edi Rama në kohën kur kandidonte për kryetar bashkie në Tiranës.

“Rikujtesë”, shkruan Berisha por duket se ka “harruar” që në krah të Ramës ne atë kohë gjendet edhe Ilir Metaj i cili edhe ai shfaqet në ekstazë së bashku me Fatos Nanon.

Nuk është e qartë se çfarë mesazhi po përpiqet të japë në fakt kreu i Rithemelimit pasi edhe shënimi “Rikujtesë” është shumë evaziv.

E ka me Edi Ramën apo po i “rikujton” diçka aleatit të sotëm kapriçoz, Ilir Metajt?!