Vlera e përgjithshme e marrëveshjeve të synuara në Ekspozitën e 5-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) i ka kaluar 4 miliardë dollarët, njoftoi Grupi Mediatik i Kinës të martën.
Më shumë se 1 100 ndërmarrje morën pjesë në sesionet e tregtisë dhe investimeve të edicionit të sivjetshëm të CIIE-së të dielën dhe të hënën, ku u nënshkruan marrëveshje e projekte bashkëpunimi, thuhet në raportin e CMG-së.
Disa ndërmarrje shtetërore gjithashtu firmosën kontrata në këtë ekspozitë.
“PipeChina”, i njohur edhe si Rrjeti i Naftësjellësve dhe i Gazsjellësve i Kinës, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi mbi gazin natyror të lëndshëm me një grup ndërmarrjesh ndërkombëtare të energjisë, për të promovuar hapjen e infrastrukturës së rrjetit kinez të naftësjellësve dhe gazsjellësve.