Burrat shpeshherë lëkunden dhe nuk e dinë se çfarë duan.
Ndonjëherë nuk dëshirojnë të krijojnë lidhje, ndonjëherë tjetër të kenë të dashur të re, ndërsa ka të tjerë që dëshirojnë t’u kthehen të dashurave dhe t’i lusin t’u japin edhe një rast për të qenë sërish me to. Më poshtë janë katër shkaqet më të shpeshta që ata trokasin në dyert e ish të dashurave.
Kanë ndryshuar
Prandaj dëshirojnë të tregojnë që tani kanë ndryshuar, janë bërë më të mirë dhe kanë kuptuar ku kanë gabuar. Në qoftë se djali vërtet ka ndryshuar, është ky një shkak shumë i mirë që ta provoni sërish, mirëpo shumë shpesh është fjala për egon e tij, i cili nuk mund të durojë që dikush të krijojë mendim të keq për të.
Ne kemi ndryshuar
Pamja e re, disa kilogramë më pak, apo qëndrimi tjetër ndaj jetës, pra nga ish të mërzitshme bëhemi vajzat të cilën nuk është duhej ta braktiste. Është mirë për egon femërore, mirëpo realisht, kjo është mënyra e vetme që ish-partneri të na thotë se si tani jemi mjaft të mira për të.
Partneri ynë i ri
Asgjë tjetër nuk ua hap sytë ish-partnerit se sa kur je e lumtur me dikë tjetër. Fryma e tij garuese zgjohet, ndërkaq nevoja që të tregohet se është më i mirë se partneri yt i ri është aq e madhe sa që thjesht patjetër dëshiron të të ketë. Edhe pse edhe kjo i përshtatet egos sonë, kthimi te ish-partneri i këtillë është i keq, sepse nuk të dëshiron ty,por dëshiron të bëhet fitimtar ndaj partnerit tënd të ri.
E kanë kuptuar se ç’kanë humbur
Ndodh ndonjëherë që thjesht e ka kuptuar se ka gabuar dhe se nuk është dashur ta braktiste të dashurën. Ndodh edhe kjo. Nëse vërtet tregon se të dëshiron dhe është i gatshëm që të angazhohet më shumë në lidhjen tuaj, nuk është keq t’ia japësh edhe një shans. Ndoshta vërtet ka ndryshuar për të mirë.