Për të folur më tepër për historinë e çlirimit të Tiranës, në edicionin e lajmeve në Dritare Tv ishte i ftuar historiani dhe studiuesi Marenglen Kasmi, i cili shpjegoi se lufta pë çlirimin e Tiranës ishte një luftë e organizuar ushtarake.

“Kur flasim për luftën e Tiranës, flasim për një formacion të mirëfillt ushtarak, të cilët u organizuan me forcat guerrile dhe me qytetarët e Tiranës. Gjermanët e bllokuar në Tiranë do sulmoheshin nga të gjitha drejtimet. Në pikëpamje ushtarake u morën të gjitha masat, ku divizionet ishin të strukturuara në një formacion. Në histori shifrat janë ende relative, por ishte një numër i konsiderueshëm partizanësh që morën pjesë në këtë luftë kundër gjermanëve. Forcat gjermane numërohet se ishin rreth 2 mijë të tilla. Kolona e ushtarëve e cila do vinte nga Elbasani do ndihmonte kundër gjermanit në këto luftime. Partizanët e vrarë janë rreth 220 dhe kanë marrë nderimet e tyre, pasi dihet vendi i luftimit dhe koha e rënies së tyre. Këto ishin momentet e fundit të ushtrisë gjermane dhe ka edhe të dhëna për të rënët gjermanë në luftë, pasi ata ruanin kartelat e ushtarëve të tyre. Ku sipas të cilave rreth 1 mijë e 600 ushtarë numërohen të rënë në luftimet e Tiranës. Këto shifra janë mepërafërsi, por janë tregues i ashpërsisë së luftimeve.
Duhet përmendur që forcat nacionaliste ishin forca ndihmëse. Këto forca i shërbenin në radhë të parë ruajtjes e më pas veprimtarive të tjera. Ky është një operacion që duhet gjykuar më tej se lufta. Aleati Britanik ishte ai që dha një ndihmë të madhe.

Ndërsa sa i përket forcave partizane, pati një bashkëpunim me forca ushtarake britanike, të cilat dërguan edhe formacionet e tyre këtu për të mbështetur. Çlirimi i kryeqytetit dhe ardhja një ditë më pas e qeverisë së Enver Hoxhës, simbolizoi njëherazi edhe më shumë se kaq, kjo tregoi se shumë shpejt Shqipëria do ishte një shtet dhe do të çlirohej edhe qyteti i fundit. Luftimet dhe pengesat e krijuara nga qytetarët e Tiranës ndihmuan në këtë betejë”, u shpreh Kasm