Flamengo po mendon t’i bëjë një ofertë Cristiano Ronaldos. Mediat në Brazil shkruajnë së drejtuesit e klubit e kanë bërë hapin e parë, duke u konsultuar me kompanitë që sponsorizojnë klubin.

Kjo është një tentativë e Flamengos, kampione në fuqi e Copa Libertadores, për të bërë një ofertë për yllin portugez. Deri më tani nuk ka negociata dhe klubi brazilian pret një përgjigje nga sponsorët.

Ronaldo është lojtar i lirë, pasi pak ditë më parë ndërpreu me marrëveshje kontratën me Manchester United. Synimi i tij është të qëndrojë në Europë dhe të luajë në Champions League.

Për Ronaldon ka interes edhe në MLS nga Inter Miami, kurse shifrat më të bujshme i ofron Al-Nassr në Arabinë Saudite, plot 305 mln paund.