Thierry Marchand, gazetar historik i France Football, ka publikuar një libër që i dedikohet Cristiano Ronaldo-s. Një lloj biografie e kampionit portugez, nëpërmjet nëntë intervistave ekskluzive të realizuara me të në këto vite.
Në këtë libër ripërshkohet historia e futbollistit CR7 dhe zbulohen disa prapaskena. Një nga këto prapaskena ka lidhje me Paris Saint-Germain dhe Juventus-in.
Më 22 tetorin e 2019-ës, teksa portugezi luante në Itali me bardhezinjtë, ka deklaruar publikisht se shpresonte te një telefonatë nga klubi parisien.
Në një intervistë të dhënë në përfundim të një ndeshje të Champions League (kundër Lokomotivës së Moskës”, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka thënë:
“Parisi? Për mua dera është e hapur. Vetëm me portugezët e krahinës së Parisit, klubi mund ta mbushte plot stadiumin. E shikoj veten te Parku i Princave, para 50 mijë portugezëve. Do të ishte fantastike”.