Demi Moore dhe i dashuri i saj, Daniel Humm, janë ndarë pas më pak se një viti lidhje.

“Ajo është e lumtur dhe kënaqet me fëmijët dhe miqtë e saj”, tha një burim për People.

60 vjeçarja dhe shefi i kuzhinës, 45 vjeç, bënë publike lidhjen e tyre në mars, disa muaj pasi kishin nisur romancën e tyre.

Para romancës së tij me Moore, Humm ishte i lidhur me të venë e Steve Jobs, Laurene Powell Jobs.

Ndërsa Demi Moore ka qenë e martuar më parë me Freddy Moore, Bruce Willis dhe Ashton Kutcher.

E nominuara për Golden Globe mban një marrëdhënie miqësore me , 67 vjeçarin Willis, ndërsa kujdesen së bashku për tre fëmijët e tyre: Rumer, 34, Scout, 31 dhe Tallulah, 28.

Kur aktori i “Die Hard” u diagnostikua me afazi në fillim të këtij viti, Moore iu bashkua fëmijëve të saj dhe gruas së dytë të Willis, Emma Heming, për të njoftuar lajmin përmes Instagramit.

“Bruce po largohet nga karriera që ka shumë kuptim për të”, thanë familjarët në një deklaratë të përbashkët në mars. “Kjo është një kohë vërtet sfiduese për familjen tonë dhe ne jemi shumë mirënjohës për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.”