Ka dështuar procesi i primareve në Partinë Demokratike në Përmet. Kandidati Niko Shupuli është tërhequr nga gara.
Ky i fundit ka qenë më parë kryetar i Bashkisë së Përmetit. Ai humbi bashkinë përballë kandidates së Partisë Socialiste, Alma Hoxha.
Nuk dihen endet detaje dhe motivet që kanë shtyrë Shuplin të tërhiqet nga ky proces, të cilin kryetari i PD-së Sali Berisha e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm.