Gazetarja sportive Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli prej më shumë se 1 viti janë në një romancë.

Megjithëse ishte vetë modelja, që e bëri publike romancën, ajo tregohet mjaft e rezervuar nëpër intervista sa i përket jetës së saj private. Por së fundmi Genari ishte spekatori special që ndoqi performancën e modeles në “Dance Albania”.

Momenti nuk i ka shpëtuar moderatores Aleketa Vejsiu, e cila pyeti Cindy Marinën se çfarë emocioni provon në një situatë të tillë.

“Po, është një emocion patjetër. Ai erdhi për herë të parë në fakt javën e kaluar dhe kisha emocione sepse po e mendoja, isha edhe bashkë me babin. Por mendoj që kur filloj të kërcej, nuk mendoj gjë tjetër, por gjithsesi me të vërtetë ishte një natë e bukur ai më pa këtu live, ai e di sa shumë punojmë dhe nuk e di, u ndjeva shumë mire”- u shpreh modelja.

Ndryshe nga partneri i Cindy-t, Ermal Mamaqi tha se nuk është dakord, madje kjo është arsyeja pse bashkëshortja e tij, Amarda Toska, nuk kërcen më.

“Në qoftë se do të isha i dashuri i Cindy-t, nuk do isha shumë i lumtur me këtë Dionin i zhveshur në këtë formë, duke e parë kështu dhe ndoshta kjo është një nga arsyet pse gruaja ime nuk kërcen më. Ç’është ai trup perfekt që ke? I them Dionit”- tha anëtari i jurisë së “Dance Albania.”